Manchester City do të përballet me Real Madrid, në Play Off të Champions League. Shorti, u komentua së fundmi, nga trajneri i “qytetarëve”, Guardiola.
“Ballafaqimet me Real Madridin janë kthyer në derbi. Për vitin e katërt rresht. Por, Bayerni apo Madridi, të dyja janë skuadra shumë të forta.
Shpresoj të kemi paraqitje të mirë në shtëpi e më pas në Madrid ta japim më të mirën e mundshme”, ka deklaruar Guardiola në konferencën për shtyp pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës.