Hamas ka publikuar emrat e tre pengjeve femra që pritet të lirohen në armëpushimin e sotëm pasi të hyjë në fuqi.
Ato janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher. Kjo u tha nga Abu Obeida, zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, në një deklaratë të publikuar në Telegram .
Zyrtarët izraelitë ende nuk e kanë konfirmuar se lista është pranuar. Zëdhënësi i Netanyahut, David Mencer, i tha NBC News se nuk kishte “asgjë për të konfirmuar zyrtarisht në këtë moment” përpara deklaratës së Hamas.
Izraeli njoftoi se marrëveshja e armëpushimit pritej të fillonte në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale, por u shtyjë pasi tha se lista me tre emrat e pengjeve të parë që u liruan nuk ishte publikuar nga Hamas.