Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza. Në një status në platformën X, e vlerëson si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme.