Pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza hapet kantieri i parkimit që përfshin 1400 vende të lira për automjetet.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm sot në ambientet e QSUT, shprehet se kjo ‘vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti’.

“Gjithë pjesa publike jashtë godinave duhet transformohet nga e para, duhet të jetë tamam xhenet këtu. Jashtë godinave të lulëzojë, edhe me vepra arti”-u shpreh kryeministri Rama.