KOSOVË-Bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli dhe të akuzuarit e tjerë në vrajsen e Liridona Ademajt janë sjellë nën masa të rrepta të sigurisë në Gjykatën Themelore. Në videon më poshtë shihet momenti kur bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli mbërrin në Gjykatë me pranga në duar e këmbë, i shoqëruar nga forca të shumta Policie. Ajo që vihet re është qetësia e Murselit, i cili shihet pa asnjë shprehu në fytyrë.
Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, sipas dosjes, se u bë nga bashkëshorti i saj, i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje. Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.
Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia i arrestoi bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë G.P, dhe K.K. Ata janë mbajtur në paraburgim për dhjetorit të kaluar, në pritje të gjykimit. Motivet për vrasjen e saj nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij nënë e dy fëmijëve dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.