Kevin Hajrulla që i mbijetoi atentatit të mirorganizuar në Vlorë është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe ka dhënë shpjegime për grupin e hetuesve. Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit në makinë dhe pastaj ra pa ndjenja.
Ai pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se për një kohë të gjatë ka punuar në call center.
I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të forta me grupin e Bernand Sinomatit ai ka shpjeguar se me të është takuar shumë rrallë.
“Nuk shoqërohem me Inezin. Ndodh që takohemi në raste familjare”, ka rrëfyer i plagosuri.
Policia ka dyshime të forta se Kevin Hajrulla është tentuar të eleminohet për shkak të përplasjeve që kushëriri i tij Inez Hajrulla ka me grupet kriminale, edhe pse i plagosuri rezulton pa rekorde.
Aktualisht Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar pasi ka bërë 3 ndërhyrje kirurgjikale.
Inez Hajrulla deri më tani nuk është pyetur nga grupi hetimor, për shkak se sipas sustemit TIMS ai rezulton se është jashtë vendit. Grupi i Inez Hajrullës është në përplasje me disa grupe të tjera.