Pas një divorci shumë të komplikuar me akuza e procese gjyqësore të zgjatura në kohë, Mauro Icardi duket se më në fund po gjen pak qetësi. Sulmuesi argjentinas duket se ka harruar Wanda Narën, teksa ka bërë publike lidhjen më të re të dashurisë, atë me China Suarez. 32 vjeçarja argjentinase është aktore, këngëtare dhe një modele e famshme në Amerikën Latine. Icardi ka postuar fotot me të në profilin e tij në Instagram, duke zyrtarizuar kështu lidhjen mes tyre. Kujtojmë që Suarez u akuzua në vitin 2021 nga ish bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, e cila e fajësoi atë për ndërhyrje mes çiftit dhe si shkakun kryesor të prishjes së marrëdhënies mes tyre, që çoi më pas në divorc.