Japonia ka inauguruar zyrtarisht një mision të pavarur në aleancën ushtarake të NATO-s, ndërsa Tokio dhe NATO kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin në mes të tensioneve të përshkallëzuara nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Bëhet e ditur se misioni i ri drejtohet nga Osamu Izawa. Ai do të marrë përsipër rolin e ngarkuar aktualisht nga ambasadori në Belgjikë, Masahiro Mikami.

Ndërsa të enjten, zyrtarë nga Japonia dhe NATO mbajtën konsultime të nivelit të lartë në Tokio, për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale në Azinë Lindore dhe Evropë, sipas Ministrisë së Jashtme.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në 2022, NATO ka thelluar lidhjet e saj me Japoninë dhe tre partnerë të tjerë Indo-Paqësor, Australinë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut, megjithëse jo si pjesë e aleancës ushtarake.

Raportohet se vendet me shqetësime të përbashkëta për sigurinë po forcojnë lidhjet ndërsa konkurrenca përshkallëzohet.