Nuk jeni në shtëpi më 11 maj? Nuk ka problem! Mund të regjistroheni si diaspora, pra si votues që do ta shprehni vullnetin politik nga jashtë vendit.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, e sqaron këtë duke sjellë një shembull konkret nga udhëtimi i tij drejt Italisë, ku do të vazhdojë takimet me bashkatdhetarët.

Duke zbritur nga avioni, takoi një të moshuar që për zgjedhje nuk do të jetë në Shqipëri, por te të bijtë emigrantë me banim në Itali.

“Me nëna Shpresën u takuam në avion. E kishte me merak nëse do të votojë më 11 maj apo jo. Tani do t’i vijë me postë. Kështu që do të të vijë me postë,” i tha Balla së moshuarës.

“E para do votoj, e para,” shprehet Shpresa, pasi mësoi se vota këtë vit është mundësuar edhe për ata që nuk janë në Shqipëri.
Emigrantët mund ta bëjnë regjistrimin në faqen ose aplikacionin e KQZ në platformën PER, ku deri tani janë drejtuar më shumë se 21 mijë bashkatdhetarë nga jashtë vendit.