Me të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Gjesti ka marrë vëmendjen e banorëve, ku me disa ka patur debate dhe me të tjerë biseda të ndryshme.
Mbrëmë teksa po qëndronte me Klajdin dhe Gertën, ka vendosur që të flasë për jetën e tij private. Fillimisht ai u shpreh se e donte kuzhinën dhe i pëlqente të gatuante.
“Kam mësuar kur nuk kisha lek në atë kohë. E me shokë kur donim me arritur që të bënim një gjë në profesionin tonë, të gjithë në një banesë, nuk kishim gjë, na duhej të blinim diçka, se ushqim të gatshëm nuk kishim pare. Prej mamit kam mësur. Zori të bën të mësosh”, tha Gjesti.
Më pas këngëtari u shpreh se ka patur një fat jo të mirë me vajzat që ka patur në krah, pasi nuk kanë ditur që të gatuajnë. Sipas banorit, ai ka bërë për të ngrënë edhe për ato.
“Kam një fat që më ndodh, një fat të keq, të gjitha vajzat që kam patur në jetën time. kurrë s’kanë ditur të gatuajnë, veç unë. Dy vezë nuk dinin të bënin, e kjo ka qenë një eksperiencë të mësoj më shumë”, tha këngëtari.