Katër planete, Marsi, Jupiteri, Venusi dhe Saturni do të ndriçojnë krah Hënës dhe sipas fizikanes Mimoza Hafizi, është një ngjarje e rrallë.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Hafizi u shpreh se ky fenomen mund të zgjasë disa javë.
“Afër njëri me tjetrin, pra, rresht njëri pas tjetrit. Kjo është një ngjarje me probabilitet shumë të vogël, sepse secili ka ciklin e vet të rrotullimit rreth Diellit dhe për këtë arsye, është një ngjarje e rrallë. Ishte një llogaritje matematike, një herë në 400 miliard vjet, një kohë absurde, sepse universi është 14 miliard vjet që ekziston. Kështu që është vetëm një llogaritje matematike. Më vjen mirë që këto dukuri diskutohen në rrjete sociale. Kjo do ta kthejë vëmendjen edhe ndaj shkencës që studion këto dukuri. Kjo zgjat relativisht gjatë, çdo planet për t’u zhvendosur nga një pozicion do ditë ose javë të tëra. Mund të ruhet edhe për shumë javë. Duhet të kesh edhe fatin e kohës së mirë. Sonte është më e garantuar, është momenti më i mirë për ta parë”, theksoi ajo. /abcnews.al/