Ka marrë fund miqësia me Eduardit dhe Drilonit, dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, me këtë të fundit fitues.

Pas daljes nga shtëpia, ishte Edi ai që shprehej se e Driloni i kujtonte veten kur ishte në moshë më të re dhe thoshte se ka pasur kontakt edhe me familjarët e këtij të fundit.

Driloni është një tip si unë që kam qenë në moshën 17-18 vjeçare, ai nuk ka pasur asnjë arsye të ketë xhelozi me mua, as unë me të. Kam qëndruar me familjarët e Drilonit shumë, e di çfarë tipi është Driloni. Ne flisnim ndonjëherë edhe me kode.

Por u desh vetëm një javë që nga kjo deklaratë ai t’i thotë Drilonit se ky i fundit është përdorur nga menaxheri i tij. Madje, në një moment, Edi është shprehur se është “kapur” me menaxherin e Drilonit.

A e mban mend o Drilon Rama kur të thirra unë ty jashtë deri te makina se pata qejf të flisja vetëm me ty, si shoqëri, të të pyesja se si ke kaluar. E kur doli menaxheri yt jashtë, që të ka përdorur si qen, a e mban mend, ti nuk e di, por krejt shoqëria ime kanë qenë aty dhe e kanë dëgjuar që të ka thirrur dhe të ka thënë ‘eja këtu’ e ti pa pikë fjale je kthyer e ke shkuar tek menaxheri yt. A e di ti se unë jam kapur me menaxherin tënd për këtë gjë, që është sjellë keq me ty, të gjithë e dinë. E në çfarë mënyre jam kapur? I kam rehatuar shoqërinë tënde.

Ndërkohë, në rrjet qarkullonin fjalë se krisja mes Drilonit dhe Edit ka përfunduar edhe në përleshje fizike.

Por Prive ka bërë të ditur se Edi këtë gjë e ka mohuar përmes një mesazhi.