Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen, një ndër pyetjet për të përsëritura në opinion publik është se a do të unifikohen në një koalicion partitë e vogla dhe të reja.
I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Edvin Kulluri i “Djathtas 1912” përsëriti ftesën kundrejt partive të reja, për koalicion, ndërsa theksoi se është i përjashtuar kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike, për shkak të frymës anti-perëndimore brenda kësaj të fundit.
“Ne u kemi bërë një thirrje të gjitha partive të reja për të dalë në një koalicio të përbashkët me lista të hapura, për të treguar dhe seriozitetin dhe konsistencën tonë në betejën për listat e hapura, ne i qëndrojmë mendimin tonë që listat e hapura janë e vetmja mënyrë për të përballuar sovranittein tonë në parlament.
Ne këtë ftesë e kemi bërë për këdo, ne mendojmë që nuk ka nevojë të gjenden justifikime dhe sebepe për të mos u bashkuar, por duhet të ketë një vullnet të qartë që nëse duam të godasim këtë sistem të mbyllur që ka nisur që në 2008.
Ne jemi e vetmja parti parlamentare që kemi deklaruar votën tonë për zgjatjen e mandatit të SPAK.
Ne ndërkohë kemi një marrëveshje me LZHK-në, Dashamir Shehin, kemi bërë ftesë të hapur publike de kemi negociuar me disa subjekte politike. Ata që menojnë që të vetëm mund të çajnë këtë sistem zgjedhor, i cili penalizon hapjen e garës në parlament, unë i uroj suksese në jetë të vazhdojnë më aventurat e tyre.
Ne kemi 3 arsye pse nuk bashkohemi me këtë PD që është: kemi thënë që ne jemi për një qëndrim pro-perëndimor, ne jemi për lista të hapura, ne jemi për reformën në drejtësi që të vendosim barazi para ligjit. Pra ne kemi arsye pse nuk bashkëpunojmë me PD-në, e kemi të mbyllur e atë derë, nuk e hapim”,- tha Kulluri.