Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqiëprinë”, Altin Goxhaj ka folur për zgjedhjet e 11 majit por dhe për forcat e reja politike.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Goxhaj tha se një nga forcat politike që nuk duhet votuar është ajo e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Sipas tij partia e Lapajt është krijuar për të mbajtur nën kontroll elektoratin gri.
Goxhaj shtoi se kryetari i vërtetë i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” nuk është Adriatik Lapaj, por Andi Dobrushi.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga partitë e reja Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Arlin Qorri, Endri Shabani, për kë nga këta do thoje dy fjalë që qytetarët mos e votojnë?
Goxhaj: Kam katër vjet që pres Lapajn, për paratë e tij dhe mbi të gjitha për Sorosin që shpiku partinë e Tikut dhe Tikun vetë për të kontrolluar elektoratin gri.
Borakaj: Për Lapajn është ngritur një pikëpyetje se ku i gjen lekët?
Goxhaj: Ditën e parë që Tiku do themelonte partinë e vet tha se do bënte transparente paratë dhe kurrë nuk i bëri. Sorosi krijoi dhe Tikun dhe partinë e tij. Andi Dorbushi është kryetari i vërtetë i partisë së Tikut.