Një denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmbë RENEA-n. Informacione për bëjnë me dije se e reja është identifikuar si Sajma Qordja.

Pas denoncimit të vajzës, forcat speciale organizuan menjëherë operacionin dhe arritën të futen në apartamentin ku ndodhej vajza.

Pasi kanë hyrë brenda është zbuluar se e reja ndodhej vetëm në apartament. Sipas informacioneve policiore vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shenja dhune. Gjithashtu në banesë janë gjetur edhe dy armë.