Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga dëmtimi që pësoi më 15 dhjetor kundër Leganes.
Talenti 17-vjeçar pësoi një goditje në kyçin e këmbës, dhe rikuperimi i tij po shkon më mire nga sa pritej. Yamal ishte me shokët e tij të skuadrës vetëm për një pjesë të séances së sotme stërvitore.
Barcelona ka një ndeshje të 1/16 për Kupën e Mbretit kundër Barbastros, por pjesëmarrja e Lamine Yamal në të është e pamundur, të cilën e ka pohuar edhe trajneri Hansi Flick.
Megjithatë, talenti më i madh i katalanasve me siguri do të jetë në dispozicion për ndeshjen gjysmëfinale kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës, më 8 janar, ndeshje e cila do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite