Një sasi tritoli i është vendosur një makine në lagjen Rus të Shkodrës mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas informacioneve të policisë makina i përket 37 -vjeçarit me iniciale Alban Bushati. Ajo ka qenë e parkuar kur ka ndodhur shpërthimi.
Nga sjhpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.