Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë aplikacionin e mediave sociale, TikTok.

Ligji u miratua nga të dyja palët e ndarjes politike amerikane në prill të vitit të kaluar.

Ndalimi i platformës do të hyjë në fuqi ditën e diel, e cila përkon me ditën e fundit të detyrës së presidentit Joe Biden, para se Donald Trump të marrë në dorë mandatin e dytë të hënë, 20 janar.

SHBA do të bëhet vendi i parë që do ta ndalojë plotësisht platformën, por disa vende ndërmorën hapa të shpejtë për ta ndaluar atë në pajisjet qeveritare në vitin 2023, nga frika se informacionet delikate mund të ekspozohen kur të shkarkohet aplikacioni.

Disa nga vendet që kanë ndaluar pjesërisht përdorimin e TikTok janë Australia, Britania e Madhe, Estonia, institucionet e Bashkimit Evropian, Franca, Norvegjia, Belgjika, Danimarka, Kanadaja, Zelanda e Re, India, Tajvani, Pakistani dhe Afganistani.

Sakaq pritet të merret vendimi edhe në vendin tonë.