Mançester Siti ka dështuar të fitojë në katër ndeshjet e tyre të fundit në Champions, ndërsa kjo është seria më e gjatë pa fitore e skuadrës së Pep Guardiolës prej 7 marsit 2018 deri në 19 shtator 2018.
Në pjesën e parë ne patëm rastet. Patëm një apo dy raste, por ata ishin më mirë”, pranoi Guardiola.
“Ne shënuam dy gola në pesë minuta dhe ata shënuan dy gola në pesë minuta. Në atë moment ata besuan. Ata ishin më mirë. Ishin më të shpejtë”, shtoi tekniku katalanas. Ai pranoi se skuadra më e mirë fitoi, ndërsa Siti i tij do të provojë shansin e fundit në javën e tetë, kundër Bryzhit: “Fitoi skuadra më e mirë dhe ajo ishte PSG. Tani ne kemi një shans të fundit për të fituar në shtëpi me Klub Bryzhin. Pasi shënon, duhet të vazhdosh të luash dhe mbrosh. Duhet të dish të mbrosh topin. Nëse nuk fitojmë, atëherë nuk e kemi merituar atë. Ky është realiteti. Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm pikë dhe duhet ta pranojmë”.