Marash Kumbulla është bërë protagonist në ndeshjen e sotme ndaj Sevlijas, ku Espanjol luan në transfertë.

Mbrojtësi shqiptar ka realizuar në minutën e 15-të duke kaluar miqtë në avantazh. Ky është goli i dytë i Kumbullës në La Liga që prej transferimit të tij gjatë merkatos së verës.