Gjykata e Posaçme vendos të kthejë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani. Ligjvënësi akuzohet nga SPAK për “deklarim të rremë të pasurisë”.
Pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për kalim për gjykim, gjyqtarja Rudina Palloj konstatoi mangësi në hetim. Për këtë shkak, gjykata i dha 2 muaj kohë shtesë SPAK, duke i dhënë edhe detyra konkrete.
Sipas SPAK, Dogjani ka kryer deklarim të rremë mbi mënyrën e përfitimit të një apartamenti në pronësi të tij.
Dogjani akuzohet për një aprtament 121.980 euro, të cilin tha se e përfitoi për shkak të konsultave juridike, por që në fakt e kishte paguar me para cash.