Zëvendës Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Natasha Ahmetaj u shpreh për progamin ‘ Sheshi i Dollarit’ se ekonomia shqiptare është eurozuar sipas faktorëve real.
Sipas saj, tërheqja e eurove nga tregu bëhet sipas një kalendari vjetor. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se përveç forcimit të lekut problem është shpejtësia e forcimit të tij i cili mund të shkaktojë goditje.

“Sikurse ne e kemi vlerësuar, ekonomia shqiptare është eurozuar, është real dhe ka faktorë realë. Kjo do të thotë që në sistemin financiar kemi një prezencë të lekut dhe të euros dhe kjo do të thotë që ka nevojë për një rrjet mbrojtës që i përgjigjet kësaj performance. Të ruajmë stabilitetin financiar në rast stresi. Kriteri që ka qenë katër muaj importe apo borxhi nuk është i mjaftueshëm. Sot për të krijuar rezervat valutore kemi një kalendar në varësi të parametrave të blerjes që na detyron ky proces. Në përgjigje të informacionit që marrim kemi një kalendar.

Kur vëmë re që ka një spekulim dhe krijon zhurmë në treg dhe ne ndërhyjmë në dy situata. Të stabilizojmë tregun dhe arsyeja është të ruajmë çmimet dhe stabilitetin financiar. Ndërhyrjet që kemi bërë vitet e fundit janë bërë pasi kemi konkluduar që këto ndryshime mund të rrisnin stabilitetin financiar ndaj ne duhet t’i shuajmë. Ndërhyja jonë në treg nuk është për të çuar cmimin e euros dhe lekut në një nivel të caktuar, se kemi fare synim. Të gjithë faktorët fondimental kanë çuar në forcim të lekut. Përveç trendit që është forcimi, shpejtësia është një problem, krijohet i tillë kur është në nivele të larta dhe mund të shkaktojë goditje. Mund të transmetohet në goditje makroekonomike. “, tha Ahmetaj.