Motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matës, ka folur për Shqipëria Live duke dhënë dëshminë e saj për ngjarjen.
Pjesë e rrëfimit
“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.
Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.
Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.
Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet.
Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërgjuar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem. Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”./Shqiperia live Top Channel