Drejtori i Përgjithshëm ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirenjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat. Ai është shprehur se dera e Policisë së Shetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e deshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë. Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi polie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut!
Gjatë ceremonisë përkujtimore, në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë vendosën lule edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, për të nderuar kujtimin e tyre.