Kyle Walker ka vendosur të largohet nga Manchester City dhe prej ditësh është në bisedime me Milanin. Kuqezinjtë kanë një marrëveshje në parim me mbrojtësin, por ende mungojnë disa detaje për tu zgjidhur.

Drejtuesit e Milanit po hezitojnë për të afruar mbrojtësin dhe shkak për këtë është bërë Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United është gjithashtu një dëshirë e klubit milanez, por afrimi i të dyve duket i pamundur, për shkak të rregullave të Federatës. Te Milani kanë vetëm një vend të lirë për të zgjedhur lojtar jashtë BE-së dhe për këtë arsye duhet të zgjedhin mes Rashford dhe Walker. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi, që gjithashtu është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit te djathtë. Sipas “The Sun”, zikaltërit po tentojnë një huazim të Walker, ndërsa mund të provojnë ta marrin kartonin e tij në verë.