Ministri i Jashtëm estonez, Margus Cakna ka bërë thirrje për shqyrtimin e ndalimit të TikTok në Evropë pasi rrjeti social u ndalua në SHBA.

Cakna ka shkruar në platformën X se TikTok ka përhapur dezinformata vitet e fundit dhe siç ka deklaruar ai është një platformë “për manipulim elektoral”.

“Përveç kësaj, dihet se mbledhja e tij masive e të dhënave përbën një rrezik serioz për sigurinë. Ndalimi i TikTok duhet të merret parasysh edhe në Evropë,” tha Cakna.

Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze Bytdance, pezulloi operacionet për përdoruesit në SHBA të shtunën vonë, përpara se ndalimi i rrjetit social në Amerikë të hynte në fuqi sot.

TikTok është zhdukur nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, raportoi Reuters.