Boston Celtics vijon të mos tregojë qëndrueshmëri këtë sezon në NBA.

Kampionët në fuqi pësuan një tjetër humbje pasi u mposhtën 110-97 nga Toronto. Një ndeshje me hope për Celtics, ku mungoi lojtari lider

Humbet edhe skuadra e Denver, që në fushën e saj u mund 128-108 nga Houston. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për miqtë. Pa probleme fiton ekipi i Milwaukee, që falë 30 pikëve të Lillard dhe 26 të Antetokounmpo, mundi 122-93 Orlandon.

Te fitorja rikthehet edhe ekipi i Lakers, që mundi 117-108 Miami. 34 pikët e Herro për miqtë mbetën për statistikë, ndërsa për kalifornianët tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Hachimura 23, Davis e LeBron nga 22 pikë secili).

Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelos, ai i Clippers, që mundi thellë 126-67 Brooklyn, teksa u dallua Leonard me 23 pikë. Ndërsa skuadra e Golden State, falë 31 pikëve të Stephen Curry, mundi në sekondën e fundit 116-115 Minnesotan.