Mjekja infeksioniste Silvia Bino, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka diskutuar mbi ndikimin e virusit COVID-19 në shëndetin e individëve.
Ajo theksoi se COVID-19 është një virus që shkakton dëmtime të shumta dhe, në krahasim me gripin, ka pasoja të zgjatura për ata që e kalojnë.
“Vetë virusi prek enët e gjakut, duke lënë pas dëmtime dhe duke rezultuar në atë që quhet ‘Covidi i zgjatur’, një sëmundje e re që po e përjetojmë në vitin e pestë të pandemisë,” shpjegoi Bino.
Ajo vuri në dukje se shumë nga problemet shëndetësore që individët i lidhin me vaksinën nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me të, por nga infeksionet virale që ata kanë kaluar.