Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë daljes për mediat, Ilirjan Celibashi ka theksuar se KQZ-ja ka propozuar të bëjë prokurimin për vajtje-ardhje të fletës së votimit në diasporë. Një tjetër propozim i KQZ-së është rishikimi i afateve për fletën e votimit, ku të afrohet më 10 ditë regjistrimi i kandidatëve. Ndërkohë që propozimi i fundit është për vlerësimin e fletës së votimit, ku në numërimin e votës së diasporës të përfshihen dhe partitë politike.

Tre propozimet:

-KQZ të bëjë prokurimin për vajtje-kthim të fletës së votimit në diasporë

-Rishikim te afateve për fletën e votimit, të afrohet me 10 ditë regjistrimi i kandidateve për të përgatitur fletën

-Ndryshim i vlerësimit për fletën e votimit, përveç KQZ të përfshihen edhe partitë politike në numërim për diasporën