Të paktën 60 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në veri të Nigerisë të shtunën, kur një kamion-cisternë me naftë u përmbys, duke shpërthyer nga rrjedhja e karburantit, tha Korporata Federale e Sigurisë Rrugore (FRSC).
Aksidenti në shtetin Niger pason një shpërthim të ngjashëm në shtetin Jigawa në tetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 147 njerëz, një nga tragjeditë më të rënda në vendin më të populluar të Afrikës.
Kumar Tsukwam, komandant i sektorit të FRSC për shtetin Niger, tha se shumica e viktimave ishin banorë të varfër të zonës që kishin vrapuar të grumbullojnë karburantin e derdhur pasi kamioni u përmbys. “Një turmë e madhe njerëzish u mblodh për të grumbulluar karburantin, pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta për t’i ndaluar,” tha Tsukwam në një deklaratë.
“Papritur, cisterna shpërtheu në flakë, duke përfshirë një tjetër cisternë. Deri tani janë gjetur 60 trupa nga vendngjarja.” Tsukwam tha se zjarrfikësit kishin arritur të vinin nën kontroll flakët.
Këto aksidente kanë kohët e fundit janë bërë të zakonshme në prodhuesin më të madh të naftës në Afrikë, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në një vend që përballet me krizën më të rëndë të kostos së jetesës në një brez. Çmimi i karburantit në Nigeri është rritur më shumë se 400% që kur presidenti Bola Tinubu hoqi subvencionin e vjetër që kishte mbajtur për dekada kur erdhi në detyrë në maj 2023.
Bologi Ibrahim, zëdhënës i guvernatorit të shtetit Niger, i ka bërë thirrje banorëve që t’i japin prioritet sigurisë së tyre kur kamionët-cisterna me naftë përfshihen në aksidente.