Mbrëmjen e djeshme është dhënë premiera e filmit “Pasaporta” të regjisorit Eduart Grishaj. Pa nisur premiera, të ftuarit kanë kaluar në tapetin e kuq ku kanë ndalur për të dhënë disa intervista të shkurtra për Beniada Nishanin.
Të ftuar ishin edhe moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata. Ky i fundit u pyet nga Beniada se sa romantik është.
“Ti si më sheh mua? Si mund t’ia kisha dalë ndryshe po mos të isha romantik,” -ishte përgjigjja e Vlashentit.
Mirëpo, Dojna zbuloi diçka që nuk e kishim menduar për Vlashentin – ai nuk është aq romantik sa duket nga këngët.
“Duket më romantik nga këngët sesa është në të vërtetë, këtë mund ta them. Nga këngët është më romantik”, -u shpreh Dojna.