Lautaro Martinez parakalon Mauro Ikardin si golashënuesi i dytë më i mirë i huaj në historinë e Interit.

Me golin kundër Leçes, kapiteni ka shkuar në kuotën e 112 golave duke i lënë targën ish-shokut të tij. Një tjetër ndeshje për në kornizë, me një supergol dhe një asist.

“Ne jemi Interi dhe nuk duhet që të japim mesazhe për të tjerët. Çdo lojtar duhet të tregojë karakter dhe personalitet. Jemi të lumtur sepse marrim në Milano 3 pikë me shumë rëndësi për rrugëtimin tonë”, tha fillimisht Lautaro.

Duket se në vitin 2025 po përmirësoheni më shumë sesa në vitin 2024…

Shpresojmë. Golat janë të rëndësishëm, por duhet që t’i shërbejnë skuadrës. Kur fiton Interi dhe unë shënoj, sigurisht që lumturia është e dyfishtë. Jam duke punuar mirë dhe kjo më bën shumë krenar.

Në këtë skuadër edhe ata që luajnë pak bëjnë mirë, ashtu si Fratezi…

Ai e di shumë mirë sa i rëndësishëm është. E tregoi këtë gjë në sezonin e kaluar. Kur është i thirrur në apel ai përgjigjet gati gjithmonë. E dimë se çfarë lojtari është. Është shumë vendimtar për ne. Unë flas shpesh me të dhe ai e di që i dua të mirën. Çdo ditë në stërvitje jep gjithçka. Kush luan si titullar tek Interi e ndjen presionin që lojtarët e stolit mund t’i marrin vendin. Kjo shërben për të mirën e skuadrës.