Larg të ftohtit të Parisit, PSG zhvilloi dje seancën e parë stërvitore në Doha me synimin për duelin e Superkupës së Francës kundër Monacos, ndeshje e planifikuar për nesër.
Nuno Mendes, João Neves, Vitinha dhe Gonçalo Ramos janë pjesë e delegacionit dhe mund të jenë asete për trajnerin Luis Enrique. Portieri Donarumma është në dyshim, pasi është ende duke u rikuperuar nga dëmtimet në fytyrë, që pësoi në ndeshjen e kampionatit kundër Monacos në dhjetor.
“Ambiciet janë gjithmonë të njëjta. Është një trofe i dëshirueshëm për të filluar gjysmën e dytë të sezonit”, tha trajneri Luis Enrique.