Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, foli për DAZN pas ndeshjes së fituar 3-2 në shtëpi kundër Parmës. Calabria, u pyet për përplasjen me trajnerin Conseicao, teksa dha shpjegimin e tij.
“Këto janë gjëra që ndodhin, do të thosha një keqkuptim mes të dyve. U sqaruam, nuk u kuptuam mirë tek diçka me njëri-tjetrin dhe më pas i rregulluam gjërat. Nuk është hera e parë që ndodh në futboll. Kërkoj falje, nuk ishte një gjë e mirë. Gjëja që na intereson më shumë është skuadra dhe ndryshimi i lojës”.