Qytetarët janë përplasur me militantët e PD gjatë tubimit të opozitës para Bashkisë Tiranë, pasi këta të fundit bllokuan qarkullimin e automjeteve.
Një nga qytetarët ka zbritur nga urbani duke u konfliktuar me militantët e PD, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Më pas në debat janë përfshirë edhe qytetarë të tjerë në autobus duke kërkuar lirimin e rrugës.
Ndërkohë sipas militantëve të PD policia, edhe pse është lajmëruar për tubimin, nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut.