Nga Namir Lapardhaja
Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës me drejtësinë si një problem politik, dhe jo penal.
Magjistrati dhe profesori i së drejtës penale që futi në burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nëpërmjet vendimit të sotëm, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka legjitimuar kërkesën fillestare të SPAK-ut për masën e detyrimit të paraqitjes ndaj Berishës. Siç dihet, ishte moszbatimi i kësaj mase, ajo që ‘ashpërsoi’ kërkesën e SPAK nga detyrim paraqitjeje në arrest shtëpie.
Pra, nëse do ta kishte zbatuar përpara një viti këtë masë Berisha, ashtu siç kanë bërë, fjala vjen, Monika Kryemadhi dhe dikur Ilir Beqaj, nuk do të kishte asnjë konseguencë sjellja dhe veprimtaria e përditshme e tij.
Moszbatimi i masës së detyrim paraqitjes u shfrytëzua nga Berisha për t’u vetëviktimizuar dhe për të ngritur turmat në mosbindje civile, gjë që, siç u faktua gjatë kësaj kohe, dështoi me sukses.
Ngelet për t’u parë nëse do të paraqitet dy herë në muaj përpara oficeres së policisë gjyqësore për të dhënë emrin, atësinë dhe mbiemrin, por ky vendim nulifikoi të gjithë retorikën e kësaj kohe për drejtësi të komanduar dhe proces të montuar.
I takon gjykatës për t’u shprehur në fund lidhur me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, por sjellja e derisotshme e Berishës e ka ekspozuar atë si një fajtor ndaj akuzave penale