Një spektakël i vërtet erdhi në mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Inter-Milan.
Zikaltërit e mbyllën pjesën e parë në shifrat 1-0 falë golit të Lautaro Martinez. Menjëherë pas lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, trajneri i Milanit ka shpërthyer.
Mediat italiane zbuluan se Conceicao është tërbuar me golin që ka pësuar ekipi i tij. Ai ka goditur televizorin që ndodhej në dhomën e zhveshjes, që më pas është shkatërruar tërësisht.
Trajnerin nuk po e mbanin nervat sesi Di Marco surprizoi mbrojtjen e Milanit me vijimin e aksionit që do të përfundonte në rrjetë.
Një mesazh i dërguar qartazi për lojtarët e tij, të cilët ishin ende në trauma pasi pësuan edhe golin e dytë pasi dolën nga dhoma e zhveshjes.
Megjithatë në fund Milani arriti të reagojë dhe përmbysi gjithçka në 2-3.