Një protestë e organizuar sot para godinës së Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Partisë Demokratike ka shkaktuar sërish kaos të madh në trafikun e kryeqytetit. Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve dhe transportit urban, çka ka sjellë pakënaqësi të madhe te qytetarët.

Banorët e zonës dhe ata që përdorin transportin publik u shprehën të irrituar nga situata, pasi vonesat e krijuara kanë ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetet e tyre të përditshme.