Kvicha Kvaratskhelia është zyrtarisht futbollist i PSG. Pas lamtumirës me Napolin, skuadër ku mori famë dhe fitoi titullin në Serie A, gjeorgjiani u prezantua në Paris me anë të një video mesazhi:
“PSG është i lumtur të njoftoi arritën e marrëveshjes me Kvicha Kvaratskhelia. 23-vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin 7, bëhet lojtari i parë gjeorgjian që vesh fanellën e klubit”, lexohet ndër të tjera në postimin e PSG.