Mirjeta Pestisha e specializuar si psikologe fëmijësh.
Ajo tha se është vënë re që pas rikthimit nga pushimet, fëmijët kanë disi vështirësi në shkollë dhe përtaci.
Mirjeta nënvizoi se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi midis trekëndëshit prind-nxënes-mësues, për të patur një rikthim të butë dhe pa ankth të fëmijëve në ambientet e shkollës.
Përshtatja e rikthimit varet prej fëmijëve, pasi ka fëmijë që përshtaten lehtë, sikurse ka nga ata që përshtaten me pak vështirësi.
Psikologia shtoi se nuk rekomandohet në asnjë rast që t’i bërtasim fëmijëve, pasi kjo gjë vetëm e komplikon situatën dhe nuk jep ndonjë zgjidhje.Sipas saj është shumë e rëndësishme që fëmijet te kenë një mirëqënie psikologjike dhe duhet të jenë në kontakt me natyrën vazhdimisht.
Sipas saj është shumë e rëndësishme gjthashtu që të mos ushtrohet presion dhe të mos ketë pritshmëri të larta tek fëmijët, pasi ata me drejtimin e prindërve dhe lirinë e dhënë, e gjejnë lehtë rrugën e tyre.