Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po kryhen për dy unazat e qytetit të Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit. Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, shkruan Rama në Facebook.