“Shqipëria do të ketë energjinë e saj, nuk do të varet nga askush, nuk do të shkojë të blejë jashtë, por përkundrazi do të shesë jashtë, dhe do t’ja vendosë çmimin si të dojë vetë”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me gazetarët.

“Ne do të hedhim një hap të jashtëzakonshëm me një marrëveshje trilaterale që do vendosë themelet e Shqipërisë në dekadën e ardhshme”, tha mes të tjerash Rama.

Nga ana e saj zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se synimi është që Shqipëria është të bëhet vend eksportues neto në vitin 2029. janë duke punuar për rritur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi: “Është me rëndësi që tashmë jemi në prag të firmosjes së kontratës të kredisë me agjencisë franceze që operon në Shqipëri sa i përket financimit të matësve inteligjentë. Për një abonent kursimi është rreth 100 euro në vit. Ky është një moment historik për sektorin energjetik dhe kurorëzon të gjithë impelementimin e kësaj strategjie nga të gjithë aktorët. Pavarësisht rritjes së nevojës për investime apo edhe projekteve të reja inovatore ne ia dolëm që të ulim çmimin për familjarët. “Jemi në fazën e fizibiliteti për trefishimin e kapacitetit transmetues mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duhet pasur parasysh që edhe rritja e të ardhurave ka disa favorizime. Duhet thënë edhe që përmirësimi i financave të sektorit është edhe për shkak të reformës në sistemin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve, një reformë e vështirë, por tashmë ka sjellë të gjitha benefitet e saj sa i përket një shërbimi më cilësor. Në përfundim të 2025 do të kemi një likuidim të debiteve dhe synojmë të zgjidhet një nga problematikat më të mëdha”.