Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, ku ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë foto nga takimi, ndërsa bën me dije se u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme në fushën e sigurisë.

“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.