Huazimi i Randal Kolo Muanit (26) te Juventus tashmë është vetëm çështje orësh. Sulmuesi i PSG-së zbarkoi në Torino mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Pjesa tjetër e programit të tij nuk dihet ende saktësisht, por francezi mund të kalojë një pjesë të ekzaminimit mjekësor në mbrëmje dhe një pjesë të dytë të enjten në mëngjes. Me, në varësi të vlefshmërisë, një zyrtarizim i huazsimit të tij menjëherë.

Kushtet mes dy klubeve u përcaktuan të martën: siç e treguam, është një huazim 5-mujor pa opsion blerjeje me mbulim 100% të pagës nga bardhezinjtë.

Ndërsa ai nuk ka luajtur për më shumë se një muaj, është e vështirë të imagjinohet që francezi të jetë në dispozicion të kësaj të shtune në mbrëmje (18:00) gjatë përplasjes kundër AC Milan.