Vitamina D është thelbësore për shëndetin e njeriut. Njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë:

-Shpesh sëmureni ose vuani nga infeksione të shpeshta

Një nga rolet kryesore të vitaminës D është të ndihmojë sistemin imunitar të qëndrojë i fortë dhe i përgjegjshëm, në mënyrë që të kryejë rolin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të na ndihmojë të qëndrojmë të shëndetshëm për një afat të gjatë.

-Jeni shpesh të lodhur

Një nga shkaqet e lodhjes mund të jetë niveli shumë i ulët i vitaminës D. Sipas disa hulumtimeve, kjo gjendje përveç lodhjes shkakton edhe përkeqësim të cilësisë së jetës, sepse kontribuon në rritjen e lodhjes kronike dhe favorizimin e shfaqjes së dhimbje koke.

-Vuani nga dhimbjet e kockave dhe osteoporoza

Në një studim me 150 njerëz që vuanin nga dhimbje kockash, u zbulua se mbi 90% e tyre kishin nivele të ulëta ose të mangëta të vitaminës D.

-Vuani nga gjendjet depresive

Depresioni ka aq shumë shkaktarë, saqë është e vështirë të identifikosh një shkak. Megjithatë, nuk ka dyshim se mungesa e ekspozimit ndaj diellit dhe rrjedhimisht asimilimi i vitaminës D nuk kontribuojnë në disponimin tonë.

-Jeni në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare janë në rritje, falë jetës së parregullt që ne priremi të bëjmë në ditët e sotme. Sipas disa studimeve, mungesa e vitaminës D gjithashtu kontribuon në rritjen e problemeve që mund të prekin zemrën.

-Vuani nga psoriasis

Psoriaza nuk shkaktohet drejtpërdrejt nga mungesa e vitaminës D, por sipas studimeve të kryera në klinikën Mayo, ata me mungesë e kanë më të vështirë të lehtësojnë këtë skuqje me luspa që shfaqet në lëkurën e kokës dhe në pjesë të tjera të trupit.

-Keni dobësi të muskujve

Sipas një studimi, jo vetëm që mungesa e vitaminës D shkakton dobësi të muskujve, por është edhe baza e dhimbjeve kronike.

-Vuani nga hipertensioni

Çfarë lidhje ka tensioni i lartë i gjakut me mungesën e vitaminës D? Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, njerëzit që vuajnë prej tij janë më të prirur për të zhvilluar lloje të ndryshme të çrregullimeve shëndetësore, duke përfshirë hipertensionin.