Reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat e kanë bërë rrugën nacionale thuajse të pakalueshme.
Vështirësi qarkullimi hasen në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.
Trashësia e dëborës në Stebleve arrin në 50 cm. Ndërkohë raportohet se mungon energjia elektrike. Pavarësisht se punohet me borëpastruese edhe aksin Librazhd-Peshkopi thuajse i pakalueshëm.
Ngricat dhe intensiteti i reshjeve e bëjnë të pamundur lëvizjen.