Rikthimi në ekran do të ndodhë shumë shpejt për Sara Gjordenin. Në intervistën me “Prive”, ish-banorja e BBVA ka zbuluar se do të sjellë dy projekte televizive të njëpasnjëshme. Ajo nuk e fshehu entuziazmin për rikthimin si moderatore dhe në një format që duket se në thelb do të ketë mesazhet e bukura.
Nuk po them ku, por janë dy projekte të reja të cilët pasojnë njëri-tjetrin. Më në fund do të rikthehem si moderatore dhe e kam me shumë qejf këtë pjesë, e kam me shumë pasion. Unë çfarëdolloj profesioni që ka të bëjë me tejçimin e mesazheve vdes fare. Kënaqem, mezi po pres. Është një projekt shumë i bukur, shumë pozitiv që njerëzit e kanë pritur goxha shumë prej meje mendoj dhe mezi po presin të kthehem.