Gjykata e Posaçme do t’i kërkojë informacion Prokurorisë me qëllim marrjen në dijeni nëse shkresa që ka lexuar Gazment Bardhi i takon procedimit të dosjes “Metamorfoza”.
Ky vendim erdhi pasi avokati i Edmond Sulajt iu drejtua gjykatës që t’i administrojë për të parë nëse janë apo jo dokumente zyrtare. Seanca u shty për një datë tjetër.
Kujtojmë se ish-kryepolici i Shkodrës Edmond Sula paditi kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhin, pasi në datë 12 shtator të 2024-ës, në foltoren e Kuvendit, ai hodhi akuza ndaj tij.
Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.