Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Thesarit.
Ky vendim synon t’i reduktojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi, të cilat financojnë luftën ndaj Ukrainës.
Masat e së premtes janë “sanksionet më të rëndësishme deri më tani kundër sektorit rus të energjisë, që njëkohësisht është edhe burimi më i madh i të ardhurave për makinerinë e luftës së Kremlinit”, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy kompanive ruse Gazprom Neft dhe Surgutneftegas, të cilat eksplorojnë, prodhojnë dhe shesin naftë dhe 183 cisterna që bartin naftën ruse, shumë prej të cilave janë pjesë e të ashtuquajturave flota në hije, që operohen nga kompanitë joperëndimore. Ato përfshijnë edhe rrjete që tregtojnë karburante.
Shumë prej tyre janë përdorur për të dërguar naftën në Indi dhe Kinë