Shefi amerikan i kufirit Tom Homan iu përgjigj Papës Francesk pasi ky fundit e quajti një “turp të madh” operacionin e administatës së re amerikane për të përzënë nga SHBA-ja emigrantët e paligjshëm.
Ai tha se Papa do bënte mirë të rregullonte Kishën Katolike para se të kritikonte SHBA-në për sigurimi e kufijve të saj ndësa i kujtoi Papës së jeton në Vatikanin e mbrojtur nga mure gjigante dhe se kushdo që futet aty në mënyrë të paligjshme futet në burg me akuza të rënda.
Homan tha gjithashtu se sigurimi i kufirit nga ana e administratës Trump shpëton jetët e amerikanëve dhe jetët e emigrantëve gjithashtu.
Gazetari i Newsmax: Papa tha këtë javë se është një turp i madh ajo që ne po bëjmë nën administratën e re duke përzënë kaq shumë njerëz. Me siguri do ketë shumë reportazhe mediatike me histori të trishta duke u përpjekur të kthejnë opinionin publik kundër këtij operacioni. Çfarë mesazhi keni për amerikanët ndërkohë që jeni duke bërë këtë punë.
Homan: Më lejo të kap një mesazh për Papën, jam katolik gjatë gjithë jetës sime. Kam lindur katolik, kam kaluar nëpër doktrinën katolike. Ai duhet të përqendrohet vetëm për të rregulluar Kishën Katolike pikë së pari, ka probleme të mëdha atje me këtë gjë.
Ndërsa për Vatikanin mund të them se Vatikani mbrohet nga një mur dhe nëse hyn në mënyrë të paligjshme atje, krimi është i rëndë, do përfundosh me akuza serioze dhe do burgosesh. D.m.th ai mund të mbrojë Vatikanin ku jeton vetë, mund të ndërtojë një mur aty ku jeton ai dhe ku qytetarët amerikanë nuk lejohen, jo faleminderit.
Kontrolli i kufirit shpëton jetë njerëzore. Papa duhet ta kuptojë këtë gjë, sigurimi i kufirit duhet, pasi më pak njerëz të paligjshëm futen, më pak gra përdhunohen nga kartelet, më pak fëmijë vdesin nëpër lumenj duke u përpjekur të kalojnë kufirin, më pak amerikanë vdesin nga overdozat e fentanilit. Ai duhet të merret me Kishën Katolike dhe ta rregullojë atë se ka një çrregullim të madh aty.